Kujdesuni për duart tuaja!

fredoJanuary 1, 2019


Janë duart ato që mund të tregojnë të parat moshën tuaj, nëse nuk tregoni kujdes për to. Duhet thënë se ato janë vazhdimisht të ekspozuara dhe se shpesh i keqtrajtojmë. Gjatë stinës së ftohtë, ato plasariten, acarohen dhe dëmtohen para kohe. Po çfarë duhet të bëni edhe në mes të dimrit për t’i mbrojtur duart tuaja?

Hidratojini çdo ditë
E hollë, e brishtë dhe jo e pasur me gjëndra dhjamore, lëkura e duarve është tejet e ndjeshme ndaj të ftohtit, kësisoj ajo duhet të hidratohet rregullisht gjatë kësaj periudhe. Prandaj në dimër, duart duhet të lyhen me kremra më të pasura, më të trasha se ato që përdori zakonisht, në mënyrë që ato të krijojnë një barrierë mbrojtëse e ta ushqejnë lëkurën në thellësi.

Një truk
Nëse duart janë shumë të dëmtuara, masazhojini përpara fjetjes me një krem ose vaj ultra ushqyes. Pasi të mbaroni lyerjen e duarve, vishni doreza pambuku. Të mbrojtura në këtë mënyrë dhe nën efektin e nxehtësisë, duart do të jenë gjatë gjithë natës nën veprimin e kremit apo vajit.

Lajini duart lehtë
Ndryshe nga ç ‘mund të mendohet, uji i than duart, prandaj, kur të lani duart, përdorni sapun të butë, madje të yndyrshëm, në mënyrë që të mos dëmtoni barrierën e lëkurës. Përdorni doreza për punët e shtëpisë, në mënyrë që duart të mos jenë në kontakt me agjentët gërryes apo tharës.

Masazhojini duart
Masazhi ka dy avantazhe: gjallëron qarkullimin e gjakut, duke mos i lenë duart të mpihen nga të ftohtit dhe relakson lëkurën. Kështu, duart nuk do të ndjejnë të ftohtin dhe vajrat do të ushqejnë dhe zbusin epidermën. Nuk duhen harruar as thonjtë!

Mos harroni pastrimin e qelizave të vdekura
Edhe pse lëkura e duarve është e hollë, ajo duhet të pastrohet nga qelizat e vdekura, gjë që mundëson rigjallërimin e qelizave dhe trashjen disi të lëkurës, duke e bërë atë që të krijojë një shtresë më të trashë mbrojtëse.

Dhe në fund, mos harroni të mbani doreza, pa pritur që të fillojë dëbora. Ato i mbrojnë duart nga ndryshimi i temperaturave dhe krijimi i plasaritjeve dhe së dyti, i mbrojnë nga rrezet ultra-violetë, të cilat mund të shkaktojnë njolla ngjyrë kafe në të ardhmen, këshillon Living. /Femrasot/



Source link